Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e së dielës në fshatin Llaushë në Podujevë, ku gjashtë persona po dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike. Gjatë konfliktit mes dy palëve, njëri prej të dyshuarve ka shkrepur edhe armën disa herë, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik mes personave të dyshuar, që për pasojë eskaloi e madje u përdor edhe arma.Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari ka gjuajtur me kallashnikov, por jo në drejtim të personave të dyshuar dhe fatmirësisht s’ka të plagosur.
Pasi rasti është denoncuar në Polici, njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja që dyshohet të jenë të armës që u përdor.Personat e përfshirë në incident janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastinPas përfundimit të procedurave, ndaj të dyshuarit që gjuajti me armë zjarri, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.