Ish-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara të hënën në minutat e fundit u ndalua në Aeroportin “Adem Jashari”.
Ai u detyrua të ndërrojë destinacion. Gjoba e papaguar prej 300 eurove e “vonoi” atë në Hagë, raporton Klan Kosova.
Shkak u bë vepra penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’, e ngritur më 1 prill të 2022-tës.
Nga aeroporti, me urdhër të Gjykatës Themelore të Gjakovës, ai u shoqërua nga policia për në qendrën korrektuese.