Gjilani krijon distancë me zonën e kuqe, Feronikeli realizon fitore të rrallë

Gjilani krijon distancë me zonën e kuqe, Feronikeli realizon fitore të rrallë

 01.03.2025 15:55

Skuadra e Gjilanit ka arritur të fitojë tre pikë të rëndësishme në këtë fazë të kampionatit, kur po zhvillohet xhiroja e 22-të.

Pjesa e parë e ndeshjes kundër Suharekës u mbyll me rezultat 1-1, ku të dy golat u shënuan pesë minuta pa përfunduar rënë fishkëllima e fundit.

Gjilanasit avancuan të parët në minutën e 42-të, ndërsa vendësit barazuan shifrat në minutën e 46-të.

“Skifterat” hynë në pjesën e dytë më të motivuar, ndërsa rikthyen epërsinë vetëm pas 9 minutash lojë.

Me rezultatin 2-1 edhe përfundoi ndeshja, dhe tani Gjilani zë vendin e katërt me 31 pikë, duke e lënë prapa edhe Prishtinën (me një lojë më pak), ndërsa Suhareka vazhdon me rezultate të dobëta – nga pesë ndeshjet e fundit ka 4 humbje e një barazim.

Ndërkaq, Feronikeli74 e arriti një fitore të rrallë në kampionat, të tretën sezonale, duke e mposhtur Dukagjinin në minutat e fundit të ndeshjes.

Me gjithë këtë fitore, skuadra nga Drenasi nuk lëviz nga vendi i 10-të, ashtu sikurse edhe Dukagjini nga i teti.

Feronikeli më parë ka fituar ndaj Prishtinës dhe Suharekës.