Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Loja e mosreagimit, një prej sfidave më të vështira në Big Brother VIP Albania 4, ka pasur një përfundim të papritur për njërin prej banorëve më të komentuar, Gjestin.

Ai nuk ka mundur t’i rezistojë tundimit për të reaguar kur Vëllai i Madh e provokoi duke i sjellë në shtëpi qenin e tij të dashur.

Për disa ditë me radhë, banorët e BBVA 4 janë testuar në qëndrueshmërinë e tyre, teksa në shtëpi janë futur personazhe të ndryshme nga jeta e tyre personale, me qëllimin që të mos reagonin.

Megjithatë, ndërsa shumë prej tyre ia dolën të ruanin qetësinë, Gjesti u dorëzua kur pa qenin e tij, duke e prishur sfidën.

Ironikisht, një ditë më parë, ai kishte habitur publikun duke mos reaguar fare kur ish-e dashura e tij, Xheneta, hyri në shtëpi.

 

Qëndrimi i tij i ftohtë ndaj saj u komentua gjerësisht si një shenjë e vetëkontrollit dhe vendosmërisë për ta fituar sfidën. Por, kur u përball me qenin e tij të dashur, ndjenjat e tij morën epërsi dhe ai nuk mundi të përmbahej.

Ky moment i ka bërë ndjekësit të reflektojnë mbi lidhjen e fortë emocionale që njerëzit krijojnë me kafshët e tyre, ndonjëherë edhe më të thellë sesa me njerëzit e së shkuarës.