Gjesti i ashpër me Rozanën: Ti je armikja ime më e madhe

Gjesti dhe Rozana janë përfshirë ditën e sotme në një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”

Gjesti dhe Rozana janë përfshirë ditën e sotme në një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Banori i tha këngëtares se ‘është dyfytyrëshe’ dhe se qëndron me Danjën që të marrë informacion për Eglin.

Më pas ai shtoi duke i thënë se ai i ka thënë disa herë që të mos i shkojë pas dhe të largohet prej ti. Gjesti nuk e la me kaq pasi i tha se ajo dhe Laerti janë ‘armiqtë’ e tij.

“Ti je në luftë me mua”, i tha banori Rozanës, e cila iu kundërpërgjigj: “Ti më je lutur të rri me ty”.

Pjesë nga debati:

Rozana: Ça i the Danjës? Po rri me Egli të marrësh informacion  për mua dhe ta përdorësh

Gjesti: Po, ti rri me Danjën për të marrë informacione dhe me i përdorë te ne

Rozana: Te kush?

Gjesti: Tek unë dhe Egli

Rozana: Pse ça jeni ju të dy?

Gjesti: Ti e di që Egli rri dhe Danjën dhe i ka treguar do gjëra. Se Egli s’të jep më vëmendje, se ajo e di se sa herë shkon tek ajo do që t’a manipulosh. Po as mua e as atë

Rozana: Pse nuk kthe përgjigje? Ça je ti me Eglin?

Gjesti: Tani rri me Danjën, bëhuni shoqe dhe pyete ça ka thënë Egli. Tani hajde te ne dhe fut intriga. Oj dyfytyrëshe. Përdore se më ke çuar në darkë, të kam parë si vëlla. Nuk më ke xhan, 100 mijë herë të kam thënë largohu preje meje, mos më hajde pas. Ti je në luftë me mua. A bën të mos më thuash të kam xhan. Ti je armikja ime më e madhe.

Rozana: O majmun, më je lutur të rri me ty. Ça e ke Eglin?