Gjermania e Britania shqetësohen me rënien e Kosovës në liri të medias, kanë një mesazh për Qeverinë e re

Kosova është renditur më së keqi në gjithë Ballkanin Perëndimor sa i përket lirisë së mediave, duke dalë në vendin e 99-të në Indeksin e Lirisë së Mediave të Reporterëve pa Kufij. Një gjë e tillë, ka shqetësuar opinionin publik në vend, por edhe ambasadat e shteteve partnere.

Ishte Ambasada e Gjermanisë që reagoi fillimisht në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se Kosova renditet edhe pas Serbisë.

Kështu, ambasada pati një mesazh për Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Kosova ka rënë gjithsej me 24 ende në Indeksin e fundit të Lirisë së Shtypit të RSF-së, duke e vendosur atë në fund të krahasimit rajonal – madje edhe pas Serbisë. Raporti lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re, duke përshkruar qartë hapat e nevojshëm për të siguruar një shtyp të lirë, i cili është thelbësor për çdo demokraci të gjallë dhe elastike” – thuhej në reagim.