Gjendet pa shenja jete 57-vjeçari në Krujë, ishte raportuar si i zhdukur që nga 30 nëntori

Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës.

Bëhet e ditur se ai ishte raportuar i zhdukur që nga 30 nëntori.

“Familja e tij kishte bërë denoncimin në policinë e Krujës e cila ditën e sotme konfirmoi se trupi i pajetë i përkiste 57 vjeçarit Veseli. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”./ abcnews.al