Gjendet i vrarë brenda veturës një person në Shkodër

Një person është gjetur i vrarë në automjetin e tij në Shkodër.

Përmes një njoftimi policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

“Në rrugë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin Ramazan Mataj, 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.