Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Hajvali të Prishtinës, ku u gjet i vdekur një person që ishte raportuar i zhdukur. Vendi i ngjarjes në këto momente është rrethuar me shirita dhe po kryhen ekzaminimet e nevojshme, raporton Sinjali.
Siç mëson Sinjali, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor që intervenoi dhe trupi I pajetë pritet të dërgohet në IML.
Akoma nuk dihet se si i ndjeri përfundoi në një arë, por sipas informacioneve të para, qentë ia kanë ‘masakruar’ fytyrën.
Tutje Sinjali ka mësuar se trupi i viktimës ishte karbonizuar.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.