Gjendet i vdekur në banesën e tij një 56 vjeçar në Fushë Kosovë

Një person i moshës 56-vjeçare është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 10:30, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në banesën e tij rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’rast është konfirmuar se viktima, mashkull 56 vjeç është pa shenja jete” tha Borovci.

Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.