Pas bojkotimit të zgjedhjeve të 23 prillit dhe procesit të vitit 2023, Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, duke dorëzuar një listë me 48 kandidatë për deputetë. Por kjo nuk është e vetmja. Pesë subjekte të tjera serbe do ta sfidojnë Listën Serbe në garën zgjedhore të 9 shkurtit.
Megjithatë, qytetarët serbë në veri të Mitrovicës nuk po shprehin interes për të votuar, duke theksuar mungesën e pluralizmit dhe besimit në sistemin zgjedhor.
Pasi bojkotoi dy procese zgjedhore në Kosovë, Lista Serbe ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm. Listen Serbe, në zgjedhjet e 9 shkurtit, pritet ta sfidojnë 5 subjekte te tjera serbe.
Në listën që tashmë Lista Serbe e ka dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor janë gjithsej 48 kandidatë për deputetë, në mesin e tyre ka edhe emra të rinj. Por qytetarët serbë në veri të Mitrovicës, nuk shprehin interesim për të votuar në këto zgjedhje.
“Nuk besoj që do të votojë, të gjithë janë të njëjtë. Këtu nuk ka pluralizëm”, tha një qytetar serb per RTK.
Kurse disa qytetarë të tjerë thonë se janë të papërcaktuar nëse do të dalin në votime.
Partia më e madhe e serbëve në Kosovë nuk kishte marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore.
Kjo parti kishte bërë thirrje për bojkot edhe në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve shqiptarë që u mbajt më 21 prill të vitit të kaluar.
Lidhur me këtë kishte reaguar Ambasada Amerikane në Kosovë, duke thënë se pjesëmarrja demokratike ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatave të cilave u shërbejnë.
