Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një jave në rajonin e Ferizajt

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë javës që shkoi në rajonin e Ferizajt.

Sipas njoftimit të policisë, tri raste janë raportuar në Ferizaj, dy në Shtime dhe një në Shtërpcë, raporton Klankosova.tv.

Pos rasteve të dhunës në familje, në rajonin e këtij qyteti janë kryer 16 vjedhje.

11 në Ferizaj, tri në Kaçanik, një në Shtërpcë dhe një tjetër në Han të Elezit.