Një person që qëlluar me armë zjarri dje në Gjakovë nga një tjetër, kjo pas një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal Gjakovë për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta me 12 copë fishekë.
Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
