Gigi Hadid flet më në fund për herë të parë për lidhjen me Bradley Cooper

Kur i kishim humbur të gjithë shpresat dhe po vrisnim mendjen nëse fotot e tyre bashkë ishin prodhim i inteligjencës artificiale, Gigi Hadid u kujtua të flasë për herë të parë për të dashurin e saj, Bradley Cooper.

Dyshja janë të lidhur që nga tetori i vitit 2023. Edhe pse janë fotografuar së bashku gjatë muajve të fundit, ata kurrë nuk e kanë konfirmuar kurrë lidhjen e tyre.

Gigi Hadid flet më në fund për herë të parë

Në një intervistë të re për Vogue, Gigi foli për ëndrrat e saj për aktrimin – ku përfshihet edhe teatri. Ajo u shpreh shumë zakonisht: “Bradley më ka inkurajuar më shumë për të shkuar në teatër dhe kjo është diçka shumë e këndshme për ta rikthyer në jetën time.”

Sa i përket vendit ku janë takuar, ajo konfirmoi se fillimisht u janë kryqëzuar rrugët në një festë ditëlindjeje të një miku të përbashkët. Ajo e quajti lidhjen e tyre “shumë romantike dhe të lumtur”, por tha se dëshiron t’i mbajë private disa pjesë të jetës së saj.

Përsa i përket “burimeve” që kanë zbuluar gjëra për marrëdhënien e tyre ndër vite, ajo tha:

“Kjo është njëlloj e drejtë dhe e gabuar…thjesht duhet të mos merreni me ta; nuk mund të korrigjoni dot gjithmonë gjithçka.”

 

 

Gigi Hadid flet më në fund për herë të parë

“Unë e respektoj atë shumë si një krijues,” shtoi më pas ajo për Bradley-n.

“Ndjej se ai më jep kaq shumë: inkurajim dhe besim. Fjala e duhur është ‘me fat’, ndihem me fat që e kam në jetën time.”

S’na mbetet gjë tjetër atëherë veçse të shpresojmë të shtohen të tillë fatlumë në botë dhe nëpër jetët tona.