Kënga e zhanrit hip-hop, që mban vulën karakteristike të stilit të Getoarit, këtë herë është shoqëruar me një videoklip që ka marrë vëmendje të veçantë në rrjetet sociale dhe mediat muzikore. Arsyeja? Getoari vjen ndryshe nga çdo paraqitje e mëhershme.
Në videoklip, ai shfaqet i veshur me tirqi dhe veshje tradicionale shqiptare, duke i dhënë kështu klipit një identitet të fuqishëm kombëtar.
Pamjet e klipit, ngjyrat, ambientet dhe veshjet sjellin në mendje traditat e Rugovës, krahinë me të cilën duket se Getoari ka vendosur të lidhë vizualisht këtë projekt muzikor.

Ky projekt shënon këngën e tretë nga albumi i tij më i ri, që po pritet me shumë interes nga fansat e artistit dhe adhuruesit e hip-hopit shqiptar.
Me “Unë”, Getoari jo vetëm që eksperimenton artistikisht, por edhe përçon mesazhe për rrënjët kulturore dhe identitetin shqiptar.
