Gazetarët pengohen gjatë vëzhgimit të numërimit të votave në Graçanicë

Më 9 shkurt u zhvilluan zgjedhjet e rregullta parlamentare, të parat nga paslufta në Kosovë.

Procesi u monitorua hap pas hapi, edhe nga mediat.

Gazetarët dhe ekipet televizive hasën në sfida të ndryshme në terren.

Nga ofendimet e deri tek sulmit, i patën gazetarët e Klan Kosovës në qytetet ku ata raportuan.

Por, edhe gazetarët e mediumeve tjera nuk mbetën mangut.

Madje, gazetarët e BIRN-it, u penguan ta ndjekin procesin e numërimit në një nga qendrat e votimit.

Rasti ndodhi në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt, në shkollën “Mbreti Millutin” në Graçanicë.