Fushë Kosovë: Një burrë gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë.

Policia njofton se dje rreth orës 14:15, një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Autoritetet e sigurisë nuk japin detaje më shumë, veçse thonë se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lidhur me këtë ngjarje kanë nisur edhe hetimet.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”