Fruthi shpërndahet në Kosovë, mosvaksinimi po e rrit numrin nga viti në vit

Sipas infektologut Izet Sadiku, Kosova ka raportuar raste sporadike të fruthit, por kjo nuk është vetëm një çështje lokale.

Sadiku theksoi në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se edhe në botë, ka një rritje të rasteve të fruthit pas disa vitesh.

“Numri i të infektuarve po rritet, dhe kjo është për shkak të uljes së nivelit të vaksinimit, pasi shumë persona nuk po vaksinohen kundër kësaj sëmundjeje”, tha Sadiku, transmeton Klankosova.tv.