Flick konfirmon mungesën e dy lojtarëve ndaj Osasunës

Barcelona, do të zhvilloj ndeshjen ndaj Osasunës, e cila ishte anuluar pas vdekjes së pjesëtarit të stafit të Barcelonës, Carles Minarro.

Dhe trajneri gjerman Hansi Flick, konfirmoi edhe mungesën e dy lojtarëve kryesor si Raphinha dhe Ronald Araujo.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të dyshes, vetëm për shkak të një pushimi të tyre pas rikthimit nga ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026.

“Araujo dhe Raphinha nuk do të luajnë kundër Osasunas. Udhëtimi është shumë i gjatë dhe ata kanë nevojë për pushim”, u shpreh Flick.

Ndeshja ndaj Osasunës, do të zhvillohet nesër në “Montjuic”, në orën 21:00.