Flet Eugena Aliu: Kënga “Arabica” më pëmbledh totalisht mua si person (VIDEO)

Në mes të Kalasë së Tiranës, rrethuar nga muret antike të saj, Prive Klan Kosova u takua me këngëtaren Eugena Aliu.

Stili i saj, në muzikë e në jetë,  si një përputhje e këndshme e kulturës shqiptare dhe asaj të Lindjes së Mesme, duket se u përputh shumë mirë me kalanë e qytetit ku ajo u rrit dhe vazhdon të jetojë.

Kënga e saj Arabica pati një sukses të jashtëzakonshëm, duke u shndëruarr në hit senzacional në Tik-Tok dhe duke prekuar majat e toplistave muzikore në Ballkan, Suedi, Gjermani dhe në shumë vende të tjera.

“Është e vërtetë se kënga ‘Arabica’ është pritur shumë mirë jo vetëm në Shqipëri, por i ka kaluar edhe kufijtë përtej Shqipërisë. Siç është parë në playlista të ndryshme, është një këngë që ka ardhur natyrshëm, sepse në këngë çdo gjë është Eugena. Ky projekt më përmbledh totalisht mua”, ka thënë Aliu.