Ditën e sotme është një ditë e veçantë për Fifi, pasi djali i saj Theo Mal po e feston ditëlindjen e tij të parë.
Këngëtarja e njohur ka shprehur gëzimin e saj dhe ka vendosur të uronte Theo Malin në një mënyrë të veçantë.
Përmes një video të publikuar në Instagram, Fifi ka bashkuar momentet më të bukura të jetës së tij, duke filluar nga ndjenjat e para në bark deri te momenti i lindjes.
Në postimin e saj, ajo shkroi: “Te dua THEO MAL PATUSHI”, duke i shprehur dashurinë dhe kujdesin për të birin e saj në këtë ditë të veçantë
Kjo surprizë e veçantë sigurisht që ka sjellë emocione të mëdha për familjen e Fifi, duke bërë që ditëlindja e Theo Malit të jetë edhe më e paharrueshme.
PER VIDEO KLIKO KETU