Fidan diskuton me Blinkenin nevojën për bashkëpunim me administratën e re siriane

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka biseduar gjatë një telefonate me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me nevojën për të vepruar në bashkëpunim me administratën e re siriane, për të siguruar përfundimin e periudhës së kalimit në mënyrë të renditur.

Kjo u konfirmua nga Ministria e Jashtme turke, e cila tha se Fidan theksoi se Turqia nuk do të lejojë milicinë kurde YPG të strehohet në Siri, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Blinken theksoi rëndësinë e mbështetjes për një proces politik të drejtuar dhe të zotëruar nga Siria, që respekton të drejtat e njeriut dhe që synon krijimin e një qeverie përfshirëse dhe të përfaqësueshme.

Në këtë bisedë, të dy liderët diskutuan gjithashtu masat për të parandaluar terrorizmin dhe për të garantuar sigurinë e Turqisë dhe Sirisë.