Ferizaj: E rrahën me mjete të forta një person, tre të dyshuarit dorëzohen në polici

Një incident mes disa personave ka ndodhur të shtunën e kaluar në rrugën “Kruja”, në Ferizaj.

Katër persona dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën B.V, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ky i fundit, u dërgua për trajtim mjekësor në Qendren Emergjente në Ferizaj, e më pas u transferua në Prishtinë, në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ndërkaq, të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur dhe ishin në kërkim policor.

Pas hetimeve të Njësitit të Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, me datën 11.03.2025 janë dorëzuar në polici tre nga të dyshuarit:

S. A, 54 vjeç;
A. A, 50 vjeç;
M. A, 28 vjeç;

“Nën autorizimin e prokurorit të shtetit dhe në praninë e avokatit mbrojtës, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i rëndë trupor””, thuhet në njoftimin e policisë.