Fati i të pagjeturve në duart e Serbisë

Hera e vetme gjatë 2024-s kur Serbia tregoi gatishmëri për çështjen e të pagjeturve ishte në mesin e dhjetorit kur ra dakord për rregullat e punës së Komisionit të Përbashkët, i cili do ta mbikëqyrë zbatimin e Deklaratës për të Zhdukurit. Serbia nuk lejoi kërkimet në tri lokacione brenda territorit të saj, duke e zgjatur edhe për 12 muaj pritjen për familjet e 1607 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.