Erion Veliaj uron nga paraburgimi Kosovën për 17 vjetorin e pavarësisë: Ditë historike

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka uruar Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë.

Teksa ai është duke u mbajtur në burg, në Facebook bëri një postim për t’i uruar qytetarët e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Urime 17 vjetorin e Pavarësisë Kosovë! Një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara. Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike”, ka shkruar Veliaj.

Bashkë me urimin, ai ka publikuar fotografi me Hashim Thaçin, Adem Demaçin, Nexhmije Pagarushën, Dua Lipën e Rita Orën.

May be an image of 2 people and textMay be an image of 2 people, suit and textMay be an image of 2 people and textMay be an image of 2 people and text that says 'TIRANE X'