Ende pa takim, megjithatë Kurti e Gërvalla e shohin ‘live’ zv.presidentin amerikan

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendësja e tij, Donika Gërvalla po qëndrojnë në Munih për Konferencën e Sigurisë. Ata nuk pritet të jenë folës në panelet e organizuara atje, derisa deri më tani kanë zhvilluar disa takime.

Në një prej forumeve më të mëdha ku marrin pjesë qindra liderë politikë, po qëndron edhe zëvendëspresidenti i ri amerikan, J.D Vance, transmeton Nacionale.

Presidentja Vjosa Osmani është takuar shkurt me këtë të fundit, megjithatë, jo edhe Kurti e Gërvalla.

Këta të dy ndërkohë, janë parë duke përcjellur fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Një rresht para Kurtit, është parë edhe Vjosa Osmani.