Në hapësirat e Kuvendit të Kosovës për gjashtë muajt e ardhshëm nuk do të mungojnë pijet dhe kafet.
Tenderi për blerjen e tyre tashmë është dhënë, edhe pse ende zyrtarisht Kuvendi nuk ka nisur punën dhe deputetët nuk janë betuar. Seanca për konstituimin e Kuvendit pritet të mbahet më datën 15 prill.
Për pije dhe kafe do të shpenzohen fiks 36 mijë euro, në një periudhë kohore prej gjashtë muajsh, shkruan Demokracia.com.
“Shërbime Hotelerie. Vlera e parashikuar e kontratës: 36,000.00 euro. Kuvendi i Republikës së Kosovës, kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë: në muaj 6. Data e dhënies së kontratës 28.03.2025. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 01.04.2025. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata D.P.H.”Luzern”. Qyteti: Prishtinë. Vlera e përgjithshme e kontratës 3.46 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është treguar se me këto para do të blihen disa lloje të kafeve.
“Kafe truke. Kafe expresso. Kafe makiato e vogël. Kafe makiato e madhe. Kafe kapuçino. Nes – kafe
Po ashtu pije të ftohta dhe ujë.
“Pije në kanaçe 330 ml. (coca cola, fanta, sprite, biter limon, tonik, shëeps, çaj i ftohtë). Lëngje frutash paketim qelqi 200 ml. (pjeshkë, mollë, portokall, dredhëz, dardhë, ananas, vishnje, xhus). Ujë natyral 0.5 litër. Ujë i gazuar 0.5 liter. Ujë natyral (qelq) 0.25 litërl Ujë i gazuar (qelq) 0.25 litër”.

Kuvendi ka treguar po ashtu se “Operatorë ekonomikë duhet t’i japin çmimet reale të tregut për shërbimet e ofruara. Çmimet jo-normalisht të ulëta dhe çmimet më të larta se çmimet reale të tregut do të trajtohen në pajtim me Ligjin e Prokurimit Publik”.
Kompania fituese e këtij do të ketë në shfrytëzim të gjithë inventarin e bufes së Kuvendit.
“Ofruesi i Shërbimeve është i liruar nga shpenzimet e qirasë, shpenzimet e ujit, shpenzimet rrymës dhe shpenzimet e nxehjes, shpenzimet telefonike për numrat që shfrytëzohen në hapësirat ku kryhen shërbimet e gastronomisë si dhe i epen në shfrytëzim të gjitha pajisjet dhe inventari për restorant për kryerjen e shërbimeve të gastronomisë – që janë në pronësi të Kuvendit të Republikës se Kosovës”./Demokracia.com/

