Pas kompletimit të çerekfinalistëve në Champions League, radha i vie edhe garës së dytë më të rëndësishme për klube, Europa League.
Në fushë do të zbresin futbollistët e 16 skuadrave, prej tyre tetë do ta kenë një vend në fazën tjetër.
Në shumicën e ndeshjeve ende gjithçka është e hapur.
Athletic Bilbao do të përballet me Romën.
Italianët nga ndeshja e parë e kanë një epërsi minimale prej 2:1, njofton Klankosova.tv
Kjo lojë zhvillohet me fillim nga ora 18:45.
Në këtë termin do të zhvillohen edhe plot tre ndeshje tjera.
Eintracht Frankfurt – Ajax, skuadra gjermane aktualisht është në epërsi nga loja e parë me rezultat 1:2.
Edhe Lazio në ndeshjen e parë ka fituar me rezultat 1:2 ndaj skuadrës çeke Viktoria Plzen.
Krejt situatë tjetër është në lojën Olympiacos – Bodo Glimt.
Skuadra norvegjeze në përballjen e parë ndaj grekëve ka fituar me rezultat 3:0.
Sonte me fillim nga ora 21:00 do të luhen edhe katër ndeshje tjera.
Lyon – Steaua Bukuresht, në lojën e parë francezët kanë fituar me rezultat 1:3 ndaj skuadrës rumune.
Derisa Manchester United ka barazuar 1:1 me spanjollët e Real Sociedad.
Ndeshje po ashtu interesante pritet të jetë edhe loja në mes të Glasgow Rangers dhe Fenerbahçes.
Në përballjen e parë skuadra nga Skocia ka fituar me rezultat 1:3.
Kurse, ndeshja e fundit në program është ajo në mes të Tottenham Hotspur dhe Az Alkmaar.
Epërsi minimale kanë holandezët me rezultat 0:1.
Mbetet të shihet se cilat prej skuadrave do të gjenden në tetëshen më të mirë të këtij kompeticioni.
Ndeshjet e Europa League, transmetohen drejtpërdrejt në platformën kryesore televizive, Artmotion.