Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar policor të dyshuar për kontrabandë me mallra, si dhe ka rekomanduar suspendimin e një udhëheqësi të ndërrimit të policisë kufitare. Suspendimi i policit të dyshuar erdhi pas dyshimeve të ngritura për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici i suspenduar është Nexhdet Bajrushi, zyrtar policor në Njësitin Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë.
Ai dyshohet se ka kontrabanduar mall përmes pikës kufitare Qafë Prush në vlerë prej mbi 4000 euro (kamera, alarme dhe mjete tjera për internet) duke vozitur dhe përdorur një veturë private.
KLIKO KETU PER FOTO