Siç ka mësuar ekskluzivisht Sinjali, tre të dyshuarit që përfunduan në ndalim policor janë Lundrim Shabani (28-vjeçar), Driton Hajra (26-vjeçar) dhe Edison Musolli (23-vjeçar).Ata po dyshohet se ia kanë zënë pritën viktimës në parkingun e pompës, ku dyshohet se e kanë sulmuar me shqelma e grushte, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Në bazë të informacioneve që ka Sinjali, motivi i sulmit lidhet me dyshimet që tre personat e përfshirë kishin ndaj viktimës, të cilin e kanë akuzuar se ka gisht në një rast të vjedhjes, duke tentuar që kështu t’i hakmerrenSi pasojë e rrahjes, viktima fillimisht ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Ferizaj, e më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë.
Ajo që dihet deri më tani është se Policia ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarve, ndaj të cilëve Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja, por të konfirmohet rasti edhe nga Policia.Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.