Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se Policia i ka ndaluar pesë persona të dyshuar për rastin ku u përdorën edhe mjete të mprehta dhe pajisje tjera të forta, si pasojë e të cilave janë lënduar tre persona.Siç merr vesh Gazeta Sinjali të ndaluarit janë: Leutrim Isufi dhe Leurit Gashi të cilët pas intervistimit me urdhër të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë si dhe Egzon Isufi, Flakrim Shabani dhe Agon Binaku.
Policia nuk ka arritur ta kap edhe personin që dyshohet se ka shtënë me armë në rastin që prishi mbrëmë qetësinë në Prishtinë.Të shtëna me armë dhe përdorim i mjeteve të mprehta – lëndohen tre persona në konfliktin mes dy grupeve te Rruga C
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.