Edhe sot pa sukses: Dështon për herë të 25-të seanca për konstituim

Ka dështuar edhe tentativa e 25-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Dështimi vijoi si rezultat i insistimit të Vetëvendosjes që të propozojë për kryeparlamentar një kandidate që në 25 herë, nuk po arrin të marrë shumicën e nevojshme.