E papritur, menaxheri i Bardhit, Jetmiri merrë në menaxhim edhe Luiz Ejllin

Kohëve të fundit emri i menaxherit të Bardhit, Jetmir Agaj është përfolur shumë në media.

Kjo për shkak se thuhej që ai dhe Bardhi i kanë prishur raportet pasi kinse ai ishte kundër lidhjes së Bardhit me Saren.
Mirëpo, këto i hodhi poshtë Jetmiri në një intervistë që u transmetua dje ku tha se ata vazhdojnë të jenë bashkëpuntor dhe se jeta private e Bardhit i takon vetëm atij dhe nuk i ndërhyn askush.

Jetmiri u pyet se a do të jetë në menaxhim të kompanisë ku ai bën pjesë edhe Luiz Ejlli.
Ndërsa për herë të parë Jetmiri pranoi se Luizi do të jetë në menaxhim të tyre, pasi edhe më herët kishin shprehur interesim për të por që kishte kontratë një vjet me TopChannel./InfoKosova/
PER VIDEO KLIKO KETU