E pandalshmja Distria Krasniqi, arrin edhe finalen

Xhudistja kosovare ka siguruar një vend në finalen e Upper Austria Grand Prix 2025, që po zhvillohet në Linz, Austri.

Kampionja olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes hungareze Reka Pupp, duke e mposhtur me Waza-ari, njofton Klankosova.tv.

Në finale, Distria do të përballet me japonezen Iroha Oi, në një duel të rëndësishëm për medaljen e artë.