E krijoi para gjashtë viteve, hiti i Bebe Rexhës “Meant to be” ende në top-lista

Edhe 6 vite pas publikimit, hiti “Meant to be” i Bebe Rexhës në bashkëpunim me dyshen Florida Georgia Line prek sërish maja klasifikimesh.

Kënga e yllit të muzikës Pop me origjinë shqiptare u rendit e para në klasifikimin e parë vjetor të publikuar për hitet e muzikës Country nga BBC Radio 2.

Kush është ‘bossi’ e shitësve të kokainës në Serbi që fshihet pas pseudoni…
“Meant to be” kryeson listën me 10 këngë ku bëjnë pjesë edhe Islands in the Stream nga Dolli Parton dhe Keni Roxhers e 1983-shit, apo ikona “Take me Home, Country Roads” nga John Denver e vitit 1971.

“Ment tu bi” u rendit muajin e kaluar mes këngëve më të shitura në historinë e Shtetet e Bashkuara, duke e futur Bebe Rexhën në listën ku bëjnë pjesë edhe këngëtare të famshme si Taylor Swift.