“E ka shumë jaran Radoicën”: Vokrri reagon i frustruar pas deklaratës virale të Lulzim Hetemit

Deklarata e Lulzim Hetemit, kryetari i Leposaviqit, se Arbër Vokrri, zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, e ka “jaran të zemrës” zëvendësministrin e shkarkuar për Komunitete dhe Kthim, Radojica Radomiroviq, ka shkaktuar një reagim plot mllef të Vokrrit.

Përmes një postimi në Facebook, Vokrri pretendon se deklarata e Hetemit për marrëdhëniet mes tij dhe Radomiroviqit ishte “deformuar”.

Ai vlerësoi ish-zv.ministrin duke e cilësuar si “armik të Vuçiqit dhe Radoiçiqit”, duke shtuar gjithashtu se ishte ai që “i hapi rrugën integrimit të serbëve të veriut”.

Vokrri sulmoi edhe gazetarin Lirim Mehmetaj, i cili shpërndau intervistën e Hetemit në Kallxo.com, ku ndër të tjera thotë se “Arbër Vokrri e ka shumë jaran, e ka për zemër Radoica Radomiroviç-in. Jaran aq shumë e ka saqë shkon edhe pinë me të e këndon me të e… nëpër kafe”.