Dy vajzat që vdiqën në një aksident në Ranillug varrosen sot

Sot me fillim nga ora 16:00 do të mbahet ceremonia mortore e dy vajzave që vdiqën dje në aksidentin e djeshëm në Ranillug.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e Antiana Thaqit dhe Arbnora Bashës.

“Ju njoftojmë se varrimi i Arbnora Bashës bëhet sot ( 15 mars 2025,e shtunë) në ora 16:00 në varrezat e fshatit Hodonoc, ndërsa varrimi i Antiana Thaqit bêhet poashtu sot ( 15 Mars 2025,e shtunë ) në ora 15:00 në fshatin Muçivërc”, thuhet në njoftim.

Pos dy viktimave, është edhe një grua tjetër e cila u lëndua në këtë aksident dhe e njëjta po merr trajtim në spitalin e Gjilanit.