Dy raste të vrasjes në tentativë në Fushë Kosovë, një i plagosur e një i lënduar

Dy raste të vrasjes në tentativë kanë ndodhur në Fushë Kosovë- një dje e një pardje.

Të shtunën pas një përleshje mes dy grupeve një person është plagosur në këmbë.

Tre persona janë dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 14.12.2024-23:30. Është raportuar për një përleshje në mes dy grupeve ku si pasojë një person mashkull kosovar është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit, i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Ndërsa dje pas një përleshje mes dy grupeve, një person është lënduar.

Rasti po hetohet.

“Fushë Kosovë 15.12.2024-18:00.  Raportohet se pas një përleshje në mes dy grupeve, si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, derisa njësitë policore janë duke u marrë me procedurat e mëtejme hetimore.”