Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, do të varroset sot në ora 15:00 në Burojë të Skenderajt.
Ai vdiq të dielen pas një sëmundje të rëndë.
Sot, në palestren “Ilaz Kodra” në Skenderaj, u mbajt Akademi Përkujtimore në nderim të jetës dhe vepres së tij.
Aty ishin të pranishëm edhe dy përfaqësues nga Zyra e Presidentes.
Sefer Isufi dhe Ismet Krasniqi, dy këshilltarët e presidentes Vjosa Osmani, do të marrin pjesë edhe në varrim.
Klankosova.tv mëson se ata kanë dërguar edhe telegram ngushëllimi dhe kurorë lulesh në emër të Presidentes Osmani.
E para e shtetit e ka të pamundur të marrë pjesë fizikisht në ceremoni mortore, pasi gjendet për një vizitë në Gjermani.
Klankosova.tv ka pyetur edhe në Qeveri se nëse ndonjë përfaqësues i tyre do të merr pjesë në ceremoninë e varrimit, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.