Duke qarë e me duar në kokë, bashkëshorti i gruas së vrarë në Vushtrri mbërrin në vendin e ngjarjes

Një burrë e ka vrarë një grua e më pas ka kryer vetëvrasje pasditen e sotme në Vushtrri.

Media lokale, Veriu.info ka publikuar pamje të momentit kur burri i gruas së vrarë mbërrin në vnedin e ngjarjes shumë i rënduar emocionalisht, ndërsa disa të tjerë përpiqen ta ngushëllojnë.

Viktima e cila mbeti e vrarë sot në Stanoc të Vushtrrisë ishte e moshës 40 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur familjari, Rrahim Ajeti, i cili ka dhënë detaje lidhur me vrasjen. Ai ka thënë se viktima dhe burri i saj kishin punuar më herët me të dyshuarin për vrasje, dhe se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për arsye xhelozie të ndërrimit të vendit të punës.

Ndërsa theksoi se e ndjera kishte qenë një grua shembullore.

“Jam familjar i të ndjerës, dua të ju njoftoj se siç po qarkullojnë informatat nuk janë burrë e grua, para një kohe ka qenë punëtore e tyre me gjithë bashkëshortin, por rrethanat se si ka ardhë deri te vrasja nuk i dimë as ne si familje. Ka qenë një grua shembullore. Xhelozia se pse ke shkuar te një tjetër vend me punu e ke lanë të unë.”, tha ai.

 

 

https://www.facebook.com/share/v/15mkDH3sH5/?mibextid=wwXIfr