Dua Lipa do të performojë në Sunny Hill Festival

Këtë e ka bërë të ditur vetë Dua përmes një postimi në Instagram, ku shfaqi listën e plotë se ku do të performojë ajo nëpër botë, transmeton Klankosova.tv.

“Macja është jashtë çantës”, tha ajo duke iu referuar surprizës që shumë fansa e presin atë të performojë në Kosovë.

Sunny Hill Festival do të mbahet më 1, 2 dhe 3 gusht.