Gjilanasit gjenden në anën e skuadrave favorite për rundin e parë eliminator në Champions, gjë e cila i mundëson që në këtë rund të mos përballet me ekipe të forta si Ludogorets, Steua e Malmo.
Por, “Intelektualët” në rundin e parë kanë mundësi që të përballen me dy ekipe shqiptare, Shkëndijën e Tetovës dhe Egnatian e Rrogozhinës, transmeton Klankosova.tv.
Përveç Shkëndijës dhe Egnatias, dy skuadrat më të forta që potencialisht mund të përballen me Dritën janë Dinamo Minsk dhe Kairati i Kazakistanit.

