Drejtuesit e Interit takohen me agjentin e Lautaro Martinez

Drejtuesit e klubit të Interit, janë takuar sot në Madrid me agjentin e Lautaro Martinez.

Aty u diskutua për detajet e marrëveshjes së re të zgjatjes së kontratës, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi argjentinas dëshiron të mbetet në Itali, derisa negociatat do të vazhdojnë për pagën e Lautaros.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, palët janë duke punuar për detajet kyqe, derisa diskutimet do të vazhdojnë në javët e ardhshme.

Sot Interi luan ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Champions League, si mysafire e Atletiko Madridit.

Kujtojmë që ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1-0 për skuadrën italiane.