Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, Emin Hoxhaj, është parë sot në tubimin elektoral të kryeministrit Albin Kurti, i cili është mbajtur në fshatin Cërmjan të Komunës së Gjakovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, kryeministri Albin Kurti ka postuar disa fotografi në të cilat shihet Emin Hoxha, i cili është nga fshati Cërmjan.

Tubimi në këtë fshat ka qenë i pari që Kurti e ka mbajtur në këtë ditë, derisa tubimi qendror do të mbahen në Sallën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Kurti ka treguar se pse e ka zgjedhur që në Gjakovë ta fillon fushatën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Ditë e bardhë për të filluar fushatën faqebardhë. Po e nisim me Gjakovën e Gjakovës ia nisëm me fshatrat Cërmjan dhe Bec për të takuar banorët e rajonit të Dushkajës. Vazhdojmë përgjatë ditës me vizita e takime cep më cep të Gjakovës. Në orën 18:00 takohemi në Sallën e Sportit “Shani Nushi”, për tubimin e hapjes të fitores së zemrave të 9 shkurtit!”, ka shkruar Kurti.