Dosja ‘Xibraka’, Rama: Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua

“Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua”.

Kështu është shprehur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij në një mesazh për të gjithë, duke komentuar vendimin e SPAK ku thuhej se “ nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal”, për dosjen Xibraka.

“Në atë dosje u fliste për një person i cili nuk është gjetur nga prokuroria. Sipas atij zotërisë, ky person ishte im vëlla. Nuk jam shpjeguar deri më sot, kam bërë shumë durim. Nuk kam dashur të flas me bindjet e mia, pa folur prokuroria me provat e veta”.