U lidhën, por romanca e tyre nuk zgjati shumë.
Aktori i humorit Donald Veshaj ka folur për herë të parë për ndarjen nga këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Kujtojmë se dyshja nisi një romancë të shkurtër brenda Big Bother VIP, sapo dolën jashtë, u vu re se nuk po qëndronin bashkë dhe lidhjes së tyre i erdhi fundi.
Beatrix i dedikoi edhe projekte muzikore për të gjithë situatën që u krijua, por Donaldi dukej se e kishte mendjen tek ish e dashura, Bora Zemani.
Në emisionin “Më lër të flas”, kur u pyet se pse erdhi ndarja e fundit, Donaldi u përgjigj shkurt duke thënë: “Nuk ngjitëm”.
Këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk ka bërë ndonjë reagim për këtë.
PER VIDEO KLIKO KETU