Gjithë opiniponi sportiv dhe jo vetëm, u shqetësua nga “kollapsi” që futbollisti shqiptar, Rey Manaj, përjetoi pas një goditje në kokë që mori në ndeshjen e ekipit të tij, Sivasspor kundër Gozetepe, në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi u dërgua me autoambulancë në spital, atje ku fatmirësisht e mori vetën, njofton Klankosova.tv
Ky moment sigurisht që e preku edhe bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Shqipërisë, Mirlind Dakun.
Ky i fundit, sot realizoi dy golat e fitores 2-1 të Rubin Kazanit ndaj Spartak Moskës.
Në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, Daku tha se pikërisht Manajt ia dedikoi “dopjetën” e shënuar në këtë përballje.
Ndiqeni videon për më shumë detaje!