Digjet para shtëpisë së tij makina e rivalit të madh të Dodikut

Makina e deputetit të RS-së Nebojsha Vukanoviq, i njohur si kritiku më i ashpër i regjimit të Milorad Dodik, iu dogj nga zjarri para shtëpisë së tij në Trebinje të premten mbrëm. Ai e konsideron aktin si hakmarrje për aktivitetet e tij politike.

Vukanoviq ka postuar sot në Facebook një pamje të kamerës së vëzhgimit, ku shihet një burrë i veshur me një kapak bejsbolli duke iu afruar makinës së tij.