Drilon Jaha, ekspert i teknologjisë dixhitale, foli për “dominimin” e diasporës në mediat sociale.
Me “sende të mëdha”, sipas tij merret diaspora sepse “kanë vakt, me hy në debate”.
“Kushdo që e dominon votën e diasporës e dominon mediat sociale. Diaspora kanë shumë vakt edhe kanë dashuri të teprume për atdheun, kur po them të teprume është e vlefshme dhe shumë e dobishme, por qajo din mu keqpërdor dhe me qat energji hyjnë me ba debate. Qata janë shumica dërrmuese të diasporës”, tha Jaha në Pressing.
