Ky rast që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit. Sinjali ka mësuar se Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes, Gjyljeta Ukella.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije tutje se i dyshuari për vrasjen e gruas, ka të kaluar kriminale.Po ashtu, sipas informacioneve të para, çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje në të kaluarën, që janë raportuar te organet e rendit.
Lajmin për rastin tragjik e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar, teksa trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.